
Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, kryeministër Tony Blair!
10 qershor 2024
| 10:23
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair tashmë ka arritur në ambientet e Presidencës së Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.