Mirena për dështimin e LV-së në Kuvend: Veç pushteti ende po e mban të bashkuar këtë parti
Publicisti Ilir Mirena, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk po mund t’i mbajë seancat për shkak të mungesë së kuorumit dhe mungesës së deputetëve të shumicës.
Mirena ka thënë se Vetëvendosjes nuk po mund që t’i mbledhë as deputetët e partisë së tyre.
“LV-ja as deputetët e vet s’po mundet me i mbledh në seanca të Kuvendit. Janë dhjetëra ligje që s’janë votuar prej deputetëve të tyre. Sot fuqia e kësaj partie është veç hija e 14 shkurtit 2021…”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.
Ai ka thënë në Vetëvendosje ka telashe të mëdha duke shtuar se edhe qeveria Kurti ka raporte të tensionuar me presidenten Vjosa Osmani.
“Me telashe të mëdha brenda grupit parlamentar, me raporte të tensionuara me Vjosën e Prindonin, me një qeverisje për faqe të zezë, është veç pushteti që këtë parti ende po e mban të bashkuar. Përndryshe, pa pushtet pikë e pesë do të bahen. Dejona Mihajli n’i mbajt të bashkuar se k’ta kanë ikë për lesh, ka shkruar Mirena.
Ndryshe, Kuvendi po dështon që t’i mbajë seancat për shkak të mungesës së deputetëve.



