Mirënjohje për Agim Ademin nga “Jetimat e Ballkanit” për kontributin e tij human

13 dhjetor 2025 | 21:20

Sot, në Shtëpinë e Pleqve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës, president i FFK-së, Agim Ademi, ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Halil Kastrati, si njëri ndër donatorët e parë, së bashku me familjen e tij, për këtë shtëpi të pleqve dhe për OJQ-në “Jetimat e Ballkanit”.

“Mirënjohje të tilla janë vlerësim i çmuar dhe njëhërësh motivim i madh për të vazhduar kontributin aty ku ka më së shumti nevojë. Ndihma dhe solidariteti janë thelbësore, prandaj duhet ta shtrijmë dorën e përkrahjes për njëri-tjetrin”.

“Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim, sado i vogël në dukje. Falënderim i veçantë për Halil Kastratin dhe për gjithë ekipin e “Jetimat e Ballkanit” për punën humane, të palodhshme dhe shembullore që e bëjnë çdo ditë”, ka shkruar presidenti Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur me barazim ndeshja në Solingen, FC Kosova Düsseldorf…