Mirlind Daku, golashënuesi i dytë më i mirë në Slloveni

21 maj 2023 | 14:02

Mirlind Daku, sërish ishte protagonist në fitoren prej 1:2 që Mura e arriti ndaj skuadrës Koper.

Daku realizoi në fundit e takimit, në minutin e 95-të.

Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i 19-të sezonal, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në ligën sllovene.

Ai u rendit pas Zan Vipotnik. Ekipi Mura, ku luan 25-vjeçari u rendit i pesti në Slloveni me 52 pikë.

Ndeshja që u luajt në stadiumin “Bonifika”, ishte e javës së fundit të ligës “Prva” në Slloveni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarisht janë hapur ushtrimet ushtarake “Europe Defender 23”. Nikoqir të…