Mirosllav Lajçak nesër viziton Kosovën

28 shkurt 2021 | 09:59

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, pritet që nesër ta nis vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Vizitën e tij do ta nis në Kosovë, ku do të qëndrojë deri më 3 mars. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Kjo vizitë e emisarit të BE’së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ku fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Bec të komunës së Gjakovës, dy vëllezër janë…