Misioni i Institutit Robert Koch arrin në Kosovë për të ndihmuar në situatën me Covid

22 shtator 2020 | 13:32

Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër Covid-19, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (ZIG) në Institutin Robert Koch (RKI) kanë dërguar një delegacion në një mision të përbashkët të (RKI/EMT/GOARN) në Republikën e Kosovës.

Misioni dyjavor (21 shtator – 3 tetor 2020), është inicuar dhe organizuar nga RKI në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit (GOARN).

IKSHPK-ja dhe RKI-ja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që nga marsi i vitit 2018.

Ekspertët e RKI duke përfshirë specialistët nga departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, Qendra e Informacionit për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (INIG) e ZIG, Njësia e Shëndetit Publik Mbështetur në Dëshmi e ZIG- e dhe Mbështetja e Laboratorit të Shëndetit Publik e ZIG, përbëjnë pjesën e delegacionit të RKI për të këshilluar në fushat e mbikëqyrjes, epidemiologjisë, komunikimit të rrezikut dhe diagnostikimit laboratorik.

Një mision i fushës për vendosjen e mundshme të një laboratori mobil është integruar në mision.

Sa i përket menaxhimit klinik, qëllimi i misionit është të sigurojë mbështetje dhe këshilla për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe punëtorët lokalë të kujdesit shëndetësor lidhur me menaxhimin klinik të pacientëve me Covid-19, si dhe për të zbatuar masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (IPC).

Për të arritur këtë, ekspertët mjekësorë do të ofrojnë mbështetje për personelin klinik dhe trajnim lidhur me Covid-19 në vendin e punës.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fernando Torres ka befasuar me disa emra të përzgjedhur nga…