‘Miss Anglia’ heq dorë nga kurora, fillon punën si doktoreshë

07 prill 13:28

Bhasha bukuroshja e kurorëzuar si ‘Miss Anglia 2019’ është rikthyer në Britani  për të dhënë ndihmën e saj si mjeke, shkruan Cnn transmeton lajmi.net.

Bukuroshja kishte pushuar për gati një vit nga profesioni i mjekes për shkak të kompeticioneve të bukurisë në të cilat përfaqësoi Anglinë.

Në fillim të marsit, 24-vjeçarja kishte qenë në Indi për katër javë në emër të Coventry Mercia Lions Club, një organizatë bamirësie për zhvillimin dhe bashkësinë për të cilën ajo ishte ambasadore. Ata vizituan shkollat, dhe gjithashtu dhanë para për një shtëpi për vajzat e braktisura.

Por teksa situata e koronavirusit u përkeqësua në Britaninë e Madhe, Mukherjee po merrte mesazhe nga ish kolegët e saj në spitalin e saj, Spitali Pilgrim në Boston, Anglia lindore, duke i thënë asaj se sa e vështirë ishte situata për ta.

Mukherjee kontaktoi ekipin drejtues të spitalit për t’i njoftuar se ajo dëshironte të kthehej në punë. Dhe kështu Mukherjee u kthye në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën, pasi punoi me Komisionin e Lartë Britanik.

“Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Anglia dhe të ndihmoj Anglinë në një kohë nevoje”, shton më tutje Bhasha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Nismës në Malishevë ka shprehur pakënaqësinë e saj…