Misteret e Mërkurit, misioni që mund të eksplorojë origjinën e Sistemit Diellor

21 tetor 2018 | 14:27

A është bërthama e Mërkurit e lëngshme, apo e ngurtë? Pse, në planetin më të vogël të sistemit tonë diellor, bërthama është kaq e madhe? Çfarë mundet të na tregojë neve planeti më i afërt me Diellin, mbi ekzistencën e sistemit tonë diellor?

Një mision evropiano-japonez hapësinor, pa ekuipazh, i mbiquajtur “BepiColombo”, është nisur për në hapësirë mëngjesin e kësaj të shtune nga territori i Guianës Franceze, pikërisht për të hetuar mbi këto të mësipërmet dhe mistere të tjera.

“‘BepiColombo’ është si një kalorës i bardhë me të dhëna më të mira dhe më të sakta”, ka deklaruar Alain Doressoundiram, një astronom i Observatorit të Parisit. “Për të kuptuar formimin e Tokës, ne duhet të kuptojmë sesi janë formuar të gjithë planetet shkëmbore, përfshi Venusin dhe Marsin”, ka thënë ai për “AFP”-në. “Mërkuri qëndron veçmas dhe nuk e dimë përse”, ka shtuar më tej ai.

Gjithsesi, suita e instrumenteve në bordin e raketës “Ariane 5” do të duhet fillimisht të udhëtojë për 7 vite dhe të përshkojë 9 milionë kilometra për të mbërritur në destinacion.

Sipas Pierre Bousquet, një inxhinier në Qendrën Kombëtare për Kërkimet në Hapësirë në Francë dhe kreun e ekipit francez që ka kontribuuar për këtë mision, Mërkuri është “anormalisht i vogël”, duke nxitur kështu spekulimet se planeti thjesht i ka shpëtuar një përplasjeje masive në fillimet e hershme të tij.

“Një krater i madh i dukshëm në sipërfaqen e tij mund të jetë shenja e mbetur nga ajo përplasje”, është shprehur Bousquet. Por, gjetja e së vërtetës mbi këtë është tashmë në listën e “gjërave për t’u bërë” të “BepiColombo”-s.

Një nga shpjegimet që mund të sjellë ky mision është fakti se, përse bërthama e Mërkurit përbën gati 55 për qind të përmasave të vet planetit, krahasuar me 30 përqindëshin e bërthamës së Tokës./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka mirëpritur ndryshimet kushtetuese në Parlamentin…