Mitingu i Poezisë dhe “Ndihmat”

30 maj 2021 | 17:57

Mitingu i Poezisë i pesëdhjeteshtati me radhë u mbajt para dy ditëve në Gjakovë. Miting ky tradicional dhe njëra ndër ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë me një histori të bujshme në fillimet e veta.

Dikur java e mitingut të krijonte rrëqethje deri në shpirt me frymën që i jepte qytetit dhe emrat e mëdhenj që bashkonte.

Tash ka kohe që ajo frymë ka rënë sidomos viteve të fundit e bashkë me të kanë rënë edhe vlerat konkurruese dhe vlerësuese. Një zbehje të madhe ia ka dhënë këtij eventi kulturor një përçarje e brendshme dhe pandemia natyrisht. Për fat të keq përbrenda në shpirtin e disa krijuesve aty ose pse të mos themi edhe pseudo krijuesve ka zënë vend edhe politizimi ekstrem si hakmarrje në momentet e “nevojshme”.

Kësaj radhe Mitingu kishte të veçantat e veta pozitive dhe negative. Pozitive ishte mënyra e organizimit duke përfshirë edhe krijuesit nga skaje të ndryshme të botës si dhe ambienti që ishte i mrekullueshëm e deri te elokuenca e organizatoreve (të cilët janë miq të mi te vjetër!.

Negative ishte ndarja e ndihmave artistike si “çmime”  ku shihej çartë se ato u bënë mbi baza shpagimi, parapagimi, shpërblimi, simpatie, klanizmi etj. Të vetmet çmime që s’kam vërejtje janë: Çmimi për vepër jetësore dhe për poezinë më të mirë të mbrëmjes!

Konkursi për librat më të mirë të botuar ne mes të dy mitingjeve u hap me pesë prill dhe zgjaste një muaj deri me pesë maj. Mirëpo me gjashtë e deri me tetëmbëdhjetë prill vendi ishte në mbyllje totale që do të thotë tek juria për përzgjedhjen e librave nuk arriti asnjë libër.

Pastaj nga mbyllja e konkursit e deri te vlerësimi për librat me të mirë ishin vetëm dy jave kohë. Miqtë e mi organizatore thane se kane arritur me dhjetëra libra me poezi dhe proze…

Duke njohur nga afër tre anëtarët e jurisë të cilët edhe janë miq te mi te vjetër dhe duke njohur obligimet e tyre në punë e familje jam shume i sigurt që  librat konkurrent nuk janë lexuar as për se afërmi. Një gjë e tille ka qene e pamundur edhe teknikisht për faktorin kohe. Si u ndan çmimet pra?

Në baza shoqërore, nga simpatia ndaj autorit, bazuar ne titullin interesant të librit apo nga preferenca e ngjyrave të koperinë?

Unë isha konkurrent kësaj radhe meqë u binda që pas njëzet viteve që botoj, arti im është pjekur për konkurrencë. Ky ishte konkurrimi im i pare dhe i fundit. I fundit se mendoj qe tashme arti im i tejkalon kufijtë e mundësive vlerësuese artistike të vlerësuesve…

Në vitin 2002 lexova për herë të parë në orën e madhe letrare dhe njeri ndër miqtë e mi të mirë ishte i pakënaqur me prezencën time në skene (eb) nuk e di pse por kurrë nuk i mbajta inat. Ne vitin 2005 njëjte, i njëjti prapë edhe unë i njëjti. Nuk pata rast më të jem pjesë e këtij eventi kulturor për katërmbëdhjetë vjet me radhë. Dhjetë vite më parë e dërgova një poezi për lexim, kisha shumë emocion por nuk e lejoi leximin e saj, miku im i mirë dhe në këtë rast i dërgova një kafe nga “Skorpioni” përmes kamarierit, nuk i mbajta inat dhe nuk mund mbajë asnjëherë. Dera e familjes së tij për mua është e hapur në çdo kohë por kjo nuk më bënë mua të mos e shpreh pakënaqësinë time në qasjen që kanë ndaj Mitingut të Poezisë.

Ajo është një ngjarje e madhe kulturore që u themelua nga emra të mëdhenj dhe ne asnjë mënyrë nuk lejohet privatizimi i saj dhe kënaqja e apetiteve të pesë a gjashtë personave privatizues.

Miqtë e mi përgëzime për organizimin e Mitingut dhe shpresoj qe t’i eliminoni këto dukuri negative në vitet që kemi përpara.

(PS) – Çmimin që ma ndatë mua, pasi që unë e vlerësova artin tim edhe të vendit të parë dhe të dytë, vendosa në shenj proteste kur të kthehem në Kosove t’ua kthej mbrapa. Faleminderit!

Shpend Gjocaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se ka nënshkruar…