Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani po kthehet në muze

28 prill 2024 | 13:38

Shkrimtari Ymer Elshani me iniciativë të vajzës Teuta Elshanit po kthehet në muze.

Kështu ka bërë me dije deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila ka takuar vajzën e poetit Ymer Elshani.

“Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetoj brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës.” – ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 prill të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha.

Pas luftës, Teuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë – për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj.

Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetoj brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës.

Teuta – ti ndjehu gjithmonë krenare me babain, ashtu siç, padyshim, edhe ai do të ndjehej me ty.

Faleminderit për librin dhe bisedën frymëzuese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportimeve në disa media izraelite, Shtetet e Bashkuara po…