U promovua libri “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës” i autorit Metë Nimani

12 nëntor 2026 | 19:08

Sot, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt promovimi i librit “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës – Kujtime, përjetime dhe dëshmi nga ditët e luftës”, i autorit të ndjerë Metë Nimani.

Promovimi u organizua në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të autorit, duke sjellë para të pranishmëve një dorëshkrim me vlerë të veçantë dokumentare dhe historike, të botuar duke ruajtur origjinalitetin e shkrimeve dhe dëshmive të autorit.

Në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, fjalën përshëndetëse e mbajti dekani, Prof. Asoc. Dr. Ferdi Kamberi, ndërsa për jetën dhe biografinë e autorit foli kolegu dhe bashkëpunëtori i tij, Mal Haziri, duke sjellë kujtime dhe vlerësime për rrugëtimin jetësor e profesional të Metë Nimanit.

Vlerësime për librin dhe rëndësinë e tij dhanë recensentët Muhamet Gllagjani dhe Blerim Canaj, të cilët veçuan vlerën dokumentare, historike dhe njerëzore të veprës.

Me kujtimet dhe vlerësimet e tyre për autorin dhe veprën, të pranishmëve iu drejtuan edhe Jahë Kokaj, ish-bashkëpunëtor i Metë Nimanit, Fatmir Limaj, luftëtar dhe bashkëveprimtar i periudhës së luftës, si dhe Hysen Brahimaj, koleg dhe njohës i afërt i autorit.

Promovimi u zhvillua nën organizimin fhr moderimin e kryetares së Parlamentit të Studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Elda Gacaferi

Në një atmosferë të veçantë kujtese dhe respekti, ky promovim riktheu në vëmendje figurën e Metë Nimanit dhe rëndësinë e ruajtjes së dëshmive personale e historike për brezat e ardhshëm.

Si djalë i autorit dhe redaktor përgjegjës i këtij libri, i falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit për praninë, respektin dhe kontributin e dhënë në këtë ngjarje të veçantë.
Mirënjohja ime shkon për secilin që ndau me ne këtë moment kujtese dhe nderimi për jetën dhe veprën e babait tim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…