Hysni Gucati takon Thaçin, Veselin dhe Calin: Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si gjithmonë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.
Përmes një postimi, Gucati ka bërë të ditur se të gjithë janë në gjendje të mirë dhe të fortë, ndërsa ka përcjellë edhe mesazhin e tyre për shqiptarët.
“Bashkë me Elbasan Shalën, zhvillova një vizitë dyditore në Hagë, ku dje dhe sot takova Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.
Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj të gjithë shqiptarëve për përkrahjen dhe mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve, kudo që janë.
Ndërsa, më 30 nëntor, do të takohemi edhe me ‘10-shin’ e UÇK-së, Rexhep Selimin!”, ka shkruar Gucati.



