Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

30 qershor 2023 | 14:22

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, e cila ka thënë se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Prishtina” Sh.A ka shënuar progres të theksuar sipas Raportit…