Mitrovicasi ankohet: Shoqëruesit e Faton Pecit futën veturat në oborrin tim në orën 22:00, pa leje

03 nëntor 2025 | 13:28

Qytetari nga Mitrovica, Ali Vinarci, ka publikuar një fotografi duke treguar veturat e vartësve të kandidadit të LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci janë parkuar në oborrin e tij.

Ai ëshë shprehur se prania e tyre ishte e paautorizuar dhe e papranueshme.

Sipas Vinarcit, veturat janë parkuar në oborrin e tij në orën 22:00 të natës.

Postimi i plotë:

Gjatë natës së djeshme, rreth orës 22:00, disa vetura u panë të parkuara në oborrin tim pa lejen time.

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci, ndodhej në një takim në lagje, ndërsa disa persona vartës të tij qëndronin brenda dhe jashtë këtyre veturave, duke shkaktuar shqetësim në orët e vona të mbrëmjes.

Pas rreth një ore, dolëm dhe, me mirësjellje, kërkuam që ata të largoheshin nga prona jonë private.

Prania e tyre e paautorizuar dhe qëndrimi i zgjatur na shkaktoi shqetësim, pasi nuk ishim të informuar se kush ishin këta persona dhe për çfarë arsye ndodheshin aty.

Ky veprim është i papranueshëm dhe përbën cenim të qetësisë dhe privatësisë së familjes sonë. Kërkojmë që raste të tilla të mos përsëriten dhe që çdo aktivitet politik të zhvillohet me respekt të plotë ndaj pronës private dhe rendit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit…