Mitrovicasi fiton medaljen e artë në hedhjen e gjyles në garat ballkanike

16 korrik 2019 | 11:46

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në takim talentin e atletikës, Muhamet Ramadani, i cili ishte i shoqëruar me trajnerin e tij, nga klubi i atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani.

Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, e fitoi medaljen e artë në hedhje të gjyles prej 19.31 metra, në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë edhe 20 shtete të tjera, me ç’rast është shpallur kampion Ballkanik në kategorinë e juniorëve.

Në këtë takim nënkryetari Mujka, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, i cili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-18 në hedhjen e gjyles.

Gjithashtu gjatë këtij takimi nënkryetari Mujka dhe trajneri Ramadani, u dakorduan që komuna e Mitrovicës të ndërtojë një fushë të vogël sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjyles, pasi që stadiumi “Adem Jashari” është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka ofruar mbështetjen e tij, duke i siguruar ata që komuna do t’i marrë parasysh të gjitha kërkesat pasi është interes i përbashkët rregullimi i infrastrukturës sportive për klubet dhe të rinjtë e qytetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Beyonce ka marrë vëmendjen e të gjithëve…