Mitrovicë, 14 shkolla jo të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor (VIDEO)

03 shtator 2018 | 21:22

Në shkollën e mjekësisë, “Xheladin Deda” në Mitrovicë nxënësit janë liruar më herët, meqenëse në ditën e parë të mësimit, nuk pati orar të plotë.

Por, në disa klasë, nuk pati fare mësim. Kjo për arsye të ngecjes së punimeve brenda tyre, sikur edhe në korridore e tualete, njofton Klan Kosova.

Sekretarja e shkollës që nuk ka as dy vite që është ndërtuar, nuk është ndarë e kënaqur me punimet.

Për tërë këto stagnime dhe mungesë të kushteve higjeno – sanitare, drejtoria e inspeksionit tash e 1 javë ka dal në terren.

E në këtë inspektim në 20 shkolla, gjeti se vetëm 6 prej tyre i plotësojnë kushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: ISMAIL SYLA  1. Fuqia dhe turri i sulmeve ndaj…