“Mjaft më” – Melania Trump revoltohet me prezantuesin e njohur: Monologu i tij për familjen time nuk është komedi

27 prill 2026 | 19:58

Zonja e Parë Melania Trump kritikon prezantuesin Jimmy Kimmel për një shaka që ai bëri për të disa ditë para Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Të enjten, Kimmel bëri humor me darkën e ardhshme në një segment në emisionin e tij në ABC, duke bërë shaka se Melania kishte “shkëlqimin e një vejushe në pritje”.

Kimmel nuk mund ta dinte në atë kohë se eventi do të ishte në shënjestër të një personi të armatosur, por Zonja e Parë u ankua për tonin e shakasë së Kimmel.

“Retorika e urrejtjes dhe e dhunshme e Kimmel synon të ndajë vendin tonë”, shkruan ajo në X.

“Monologu i tij për familjen time nuk është komedi – fjalët e tij janë gërryese dhe thellojnë sëmundjen politike brenda Amerikës.”

Ajo gjithashtu duket se sugjeron që emisioni i Kimmel duhet të hiqet nga transmetimi, duke shkruar se Kimmel “nuk duhet të ketë mundësinë të hyjë në shtëpitë tona çdo mbrëmje për të përhapur urrejtje”.

“Mjaft më,” vazhdon ajo.

“Është koha që ABC të marrë një qëndrim. Sa herë do ta mundësojë udhëheqja e ABC sjelljen e tmerrshme të Kimmel në kurriz të komunitetit tonë?”

Kimmel u përball me kritika të ngjashme nga administrata Trump vitin e kaluar kur bëri një koment në lidhje me mënyrën se si administrata e trajtoi vrasjen fatale të Charlie Kirk.

Pas reagimit të ashpër, emisioni i tij u hoq për një kohë të shkurtër nga transmetimi, por më pas u rikthye.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shoqëri ku privatësia është e drejtë themelore, qytetarët…