Mjekët ia shpëtojnë jetën njëvjeçarit, kishte gëlltitur një pjesë të lodrës

13 shkurt 2024 | 11:47

Mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën fëmiut 1-vjeçar.

Ai gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje.

Fëmiu ishte dërguar me urgjencë në sallë të operacionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i është larguar pjesa e lodrës dhe i janë liruar rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët kanë apeluar tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët dhe të mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkimed Lushaj – Stresi ka bërë një reagim në lidhje…