Mjekët nga Gjermania e kujtojnë prof. dr. Sylejman Rexhepin si shkencëtar të çmuar

28 korrik 2020 | 20:20

Vdekja e parakohshme e mjekut, kolegut, shkencëtarit të madh dhe të urtë prof. dr. Sylejman Rexhepit na ka prekur dhe pikëlluar shumë.

Ky lajm i ka tronditur edhe kolegët e tij në Gjermani si janë prof. dr. Knut Grasesdyck dhe prof. dr. Jürgen Wollenhaupt nga Hamburgu dhe prof. dr. Wolfgang Schmidt nga Berlini, të cilët disa herë kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në Kongreset e Reumatologëve të Kosovës në Prishtinë, me të cilët dr. Rexhepi ka mbajtur kontakte të rregullta profesionale.

“Për mua  ka qenë kënaqësi e posaçme, kur në kongreset ndërkombëtare që reumatologët e njohur me respekt e shoqëronin prof. dr. Sylejman Rexhepin. Padyshim në këtë ndikonte kompetenca profesionale dhe urtisia permanente e tij. Kështu ai nuk e kishte vështirë për të siguruar ligjërues të njohur ndërkomëtarë për kongereset  e vazhdueshme të reumatologëve të Kosovës në Prishtinë”, thekson kolegu dhe miku i tij  dr. Shaban Fetaj, i cili punon në Bad Seebruch në Gjermani.

Fetaj përkujton se në nëntor të vitit 2002 dr. Rexhepi qëndroi në Klinikën Universitare Hamburg-Ependorf të Hamburgut, ku u njofua me reumatologun e njohur prof. d. Wollenhaupt, me të cilin shkëmbeu  përvoja profesionale dhe fitoi njohuri të cilat do ti shërbenin në procesin reformues të arsimit të lartë në Kosovë. Edhe Reumatologu prof. dr. Grasedyck i të njetës Klinikë Universitare në Hamburg e ka mbështetur  dr. Sylejman Rexhepin në shumë mënyra: si ligjërues në Simpoziumin e parë të Reumatologëve në Prishtinë në vitin 2002 si përfaqësues i DAAD-së të Gjermanisë.

Profesor Sylejmani ishte prezentë në shumë kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare, shpesh në mënyrë aktive me kumtesa dhe ligjërata, duke prezentuar përvojën e Reumatologjisë Kosovare në përgjithësi  dhe të mjekimit te Artritit Reumatoid në veçanti.

Prof. Dr. Sylejman Rexhepi në karrierën e tij shkencore  ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm shkencor duke botuar punime të ndryshme në revistat  shkencore më me renome.

Dr. med. Shaban Fetaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dashur baca Adem- (Adem Demaçi) Shkruan: Nait Hasani Përvjetorët…