Kosova nuk të dha çmim, por populli ta besojë UÇK-në

28 korrik 2020 | 20:01

I dashur baca Adem- (Adem Demaçi)

Shkruan: Nait Hasani

Përvjetorët na kujtuan, sa meritor ke qenë tërë jetën, në shërbim të atdheut.

Sa ishe me ne, në nesin tonë, të donim dhe nuk të donin, grupe grupe në bazë të intersesave të tyre të ngushta.

Sa ishe gjallë, pas lufte, meritove shumë dhe çdo gjë, meritove të ishe presiden vendi, meritove të ishe kryeministër, por dhe ministër i jashtëm i vendit, sepse përballë teje të gjithë ishin të vegjel në horizontin e dijes dhe në oratorin e fjalës, ishe orator i përkryer.

Dhe përballë burrështetasëve të shteteve ndërkombëtare, mund të ishe trup shkurtër, por shumë i madh me vuajtjet tua nëpër burgje me historin e Kombit Shqiptarë, në burg shekullor.

Për meritat tua në mbrojtje të idealit kombëtar, Shqipëria të shpalli ”NDERI I KOMBIT ADEM DEMAÇI”, dhe vetëm një shpërblim morre nga jashtë, nga evropa, çmimin ”SAHAROV”, ndërsa Kosova nuk të dha ndonjë çmim, përveçëse populli të vlerësoj sakrificën tënde dhe të besoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtri e popullit dhe populli të thuri këngë, të bëri drejtues politikë të saj dhe qëndrove, dhe ti i qendrove besnik atdheut e idealit Shqiptar.

Ky ishte dhe ideali yt që kombi jonë të ketë ushtri dhe ti ishe udhërrëfyes në ballë të sajë.

Sot në përvjetorin tënd të vdekjes fizike, pasi u bëre i pavdekshem me vdekjen tënde dhe jeton mes popullit dhe idealistëve të kombit, si frymëzuesi shpirteror për bashkim kombëtar.

Një mori politikanësh erdhën të përkulen para varrit tënd sot, të shpërlajnë gjynahet që kanë bërë ndaj teje në kohë. Të lavdëruan sot, për kontributin që ke dhënë për kombin, thanë: sa vuajtje që ke bërë nëpër burgje, ndërsa të lavdonin për oratorin, guximin, qëndresën, për fjalën që jepje mesazh, për fjalën e drejë pa anësi politike e anësime politike.

Ti bac, i falje njerëzit që kanë mundur të bëjnë gabime në jetë, sepse ishe shpirtmadh, por nuk falje ata që kanë shkel e tradhëtuar atdheun.

Përvjetorët Bac, ty të shpërfaqin madhështinë në pakrahasueshmërin në historinë botërore, ishe i vetëm dhe unik, ashtu siç të njohim në ne, Adem Demaçi.

Lavdi jetës dhe veprës sate, Bac – Adem Demaçi!

(Autori është ambasador i Kosovës në Tiranë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punët e mira në KRU "Prishtina" sh.a nuk ndalen në…