Mjekët shqiptarë përshëndesin me simbolin e shqiponjës nga Italia, gati të marrin detyrën

30 mars 2020 | 15:58

Mjekët dhe infermierët shqiptarë janë duke vizituar spitalet civile të Brescia, ku do të fillojnë një fazë stërvitore.

Të vendosur në një hotel afër spitalit, ata kanë shpjeguar se “kjo përvojë do të na ndihmojë gjithashtu, sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri, ne do të kemi tashmë aftësitë e nevojshme”.

“Ne jemi këtu për të bërë gjithçka që mund të ndihmojë. Ne kemi prezantuar veten”, ka shpjeguar një mjeke.

Ajo ka thënë se italianët do t’i japin një trajnim, pasi në Shqipëri ka pak raste dhe kanë të njëjtën përvojë si mjekët e Brescia.

“Për ne është një përvojë njerëzore dhe profesionale. Ju keni qenë gjithmonë supi ynë – shton një koleg i saj – dhe ne kemi ardhur për të bërë pjesën tonë të vogël. Qeveria shqiptare propozoi këtë iniciativë dhe në pak minuta ne u përgjigjëm”, është thënë në deklaratën e grupit të vullnetarëve shqiptarë të mbërritur në Itali për të punuar në spitalet më të prekur nga koronavirusi Covid-19.

Pasi kanë kaluar nëpër Romë, të mirëpritur nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, dhjetë mjekët dhe 20 infermierët kanë kaluar në Verona para mbërritjes në Brescia, të mirëpritur ndër të tjerë nga Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana dhe nga Nënkryetari, Fabrizio Sala. /TCh/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia britanike ka nisur të njollosë me të zezë ujërat…