Mjeku shqiptar në Gjermani: Virusi korona është një ftohje e zakonshme

08 prill 2020 | 08:23

Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos kenë panik nga koronavirusi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin “A2” ai theksoi se COVID 19 nuk duhet të dramatizohet. “Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5 % sëmuren rëndë dhe vetëm 1 % vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë. Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat. Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota po vazhdon luftën me koronavirusin. Numri i rasteve të…