Mjet shpërthyes në Merdarë, pika kufitare mbyllet përkohësisht

08 dhjetor 2021 | 19:49

Për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdarë.

Njoftohet se shpërthimi i këtij mjeti të dyshimtë është bërë në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i.

Pasi ka përfunduar shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshimtë, kjo pikë kufitare është hapur sërish për qarkullim.

Klankosova.tv është duke provuar të marrë më shumë informata lidhur me këtë mjet të dyshimtë shpërthyes nga policia dhe KFOR-i dhe do t’ju mbajë të informuar.

Në vendin e ngjarjes pos Policisë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u bë shpërthimi i mjetit të dyshimtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i…