Mjeti që transportonte ushqimet “çmendet” në pistë e aeroportit (Video)

04 tetor 2019 | 17:16

Pamje të pazakonta vijnë nga aeroporti i Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një mjet që transportonte ushqime të gatshme për pasagjerët doli nga kontrolli në pistë dhe filloi të kryente lëvizje të çrregullta.

Mjeti që transporton ushqimet filloi të rrotullohej nëpër pistë dhe rrezikoi të përplasej me një avion të vogël. U desh ndërhyrja e stafit për të parandaluar dëme të mëdha në pistën e aeroportit.

Ndërkohë që një hetim ka nisur nga autoritetet e aeroportit ndërkombëtare të O’Hare në Çikago për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një kuti me ujë ka rënë mbi pedalin e gazit duke bërë mjetin që të dalë nga kontrolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se ka bërë…