30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor

04 tetor 2019 | 17:15

Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se ka bërë shpërndarjen e 30 mekanizmave bujqësore për bujqit ferizajas.

“Mbjellëse gruri, mbjellëse të misrit, kosa roto dhe freza ishin pajisjet që u shpërndan për bujqit ferizajas. Këta të fundit, të gëzuar për këto pajisje dhe falënderues ndaj pushtetit lokal, thanë se Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për gati dy vjet qeverisje ka ndihmuar, si asnjëherë më parë, bujqit dhe fermerët ferizajas”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt, e cila drejtohet nga Agim Aliu.

Sipas këtij njoftimi, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka thënë se kjo iniciativë dhe gjithë mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas është pjesë e masës aktive të ndërmarrë nga qeverisja lokale me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare, rrjedhimisht në mirëqenien e përgjithshme qytetare.

Kontingjente të tjera të pajisjeve bujqësore e forma mbështetjeje për bujqit do të vijojnë të aplikohen me ritëm edhe më të lartë në ditët dhe javët në vijim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PSD, Fatmir Limaj, i është…