Limaj, qytetarëve: Dilni në zgjedhje, mbështetni projektin “Bashkë për shtetin”

04 tetor 2019 | 17:10

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PSD, Fatmir Limaj, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe përkrahësve të këtij koalicioni me një video-mesazh për zgjedhjet e 6 tetorit.

Limaj ka thënë se gjatë këtyre 10 ditëve të fushatës ka pasur rastin të bashkëbisedoj me qytetarët anekënd vendit ku ka shpalosur projektin e Nismës “Bashkë për shtetin”

“Qytetarët e Kosovës e duan bashkimin shtetin e fortë dhe si rezultat i saj janë mijëra njerëz anekënd Kosovës që janë bashkuar projektit tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë ndër të tjera Limaj në këtë video mesazh.

Më tutje, Limaj ka thënë se mbështetja që ka marrë këto ditë ia ka forcuar bindjen se koalicioni Nisma -AKR-PD do të shënojë fitore madhështore në zgjedhjet e se dielës.

Limaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që më 6 tetor të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën qytetarë dhe të votojnë koalicionin Nisma-AKR -PD me numër 122.

/Epoka e re/

Bashkë për shtetin 122

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Të nderuar përkrahës të koalicionit NISMA-AKR-PDPër këto pak ditë, ne ju kemi takuar në çdo qytet, fshat dhe lagje për të dëgjuar hallet dhe problemet tuaja. Kemi bashkëbiseduar dhe ju kemi prezantuar projektin tonë Bashkë për Shtetin!Ju falënderoj nga zemra për fushatën dinjitoze dhe përkrahjen që i keni dhënë këtij projekti.Të nderuar qytetarë të Kosovës,Ju ftoj që më 6 tetor të dilni masovisht në zgjedhje, të votoni koalicionin NISMA-AKR-PD me numrin 122.

Gepostet von Fatmir Limaj am Freitag, 4. Oktober 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se për të…