Haradinaj: Udhëheqja e PDK-së na poshtëroi me tërheqjen e Ligjit për Specialen, turpi u takon atyre

10 nëntor 2026 | 23:41

Daut Haradinaj i Aleacës është shprehur se udhëheqja e PDK-së që vendosi për ta tërhequr Ligjin për Specialen, kanë vepruar gabimisht dhe në mënyrë të paqartë. Ai, ka folur edhe për përkrahjen që i dha ai vet dhe Aleanca betëjës për ligjin, duke u shprehur se ata që e tërhoqën Ligjin as nuk e informuan Aleancën e as publikun.

“Ndihemi të ofendumë edhe të poshtunmë. As nuk na kanë konsultu, as nuk na kanë informu, për tërheqjen e Projektligjit. Qëndrimi jem ka qenë më shu Gjykatën Speciale. Uën i qëndroj këtij mendimi. Por, meqenëse u aprovua ai ligj, ne nuk e dijmë pse u tërhoq? Cili amandament ishte gabim? Cfarë kishtë për tu përmirësuar? Kalibra botëror kanë punu në hartim të atij ligji, me aq sa di unë dhe këta që e kanë tërheq, nuk ia ndrrojnë asnjë presje. Por pse e tërhoqën? A patën presion? Prej kujt patën?” – është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania JoCo Group ka zgjeruar bashkëpunimin me klubin gjerman të…