“M’ke lënë pa bukën e gojës”/ Ky është qytetari që dyshohet se kërcënoi Agim Bahtirin

31 tetor 21:33

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht me detaje se si ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka qenë cak i kanosjes nga një qytetar. Ai e raportoi rastin sot në Polici, teksa i dyshuari është shpallur në kërkim policor.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije  se personi që po dyshohet se kërcënoi Bahtirin është Saim Xhafa. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, i dyshuari po pretendon se gjatë kohës kur Bahtiri ishte kryetar i komunës, ia kishin rrënuar objektin ku ai punonte dhe siguronte “bukën e gojës”

Në mesazhet kërcënuese që ka pranuar, Bahtiri është parlajmëruar nga i dyshuari se do ta pësojë keq për shkak se sipas tij i njëjti kishte planifikuar ta vrasë.

Këto dhe dëshmi të tjera, Bahtiri i ka dërguar në Polici me rastin e denoncimit, që do të përdoren si prova gjatë procesit të hetimit që do të zhvillohet nga Prokuroria.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit, i cili akoma nuk është kapur dhe pasi të sigurohet prezenca  e tij, do të ndërmerrn veprimet e tjera hetimore.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhë Bahtirin, por i njëjti nuk ka dhënë shumë detaje, duke thënë se këtë punë ia ka lënë Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një video të publikuar nga ushtria ukrainase, shihet mitralozi…