MKRS-ja cakton vlerën e koeficientit, 5.5 milionë euro mbështetje për federatat sportive

01 shkurt 2024 | 22:31

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka caktuar të enjten vlerën financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale.

Vlera e koeficientit është 3 mijë euro dhe ajo është shumëzuar me pikët e fituara në kategorizim, duke u caktuar shuma e përkrahjes për federatat sportive.

“Vlera e koeficientit për vitin 2024 është 3000 euro për të gjitha federatat sportive të licensuara. Vlera e mbështetjes financiare bazë të federatave sportive për vitin 2024 është 5,539,695.00 euro. Kjo reflekton rritje prej 53% në krahasim me vitin 2023, ndërsa 110% në krahasim me vitin 2022”, ka njoftuar MKRS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) hap konkurs Udhëheqës i Njësisë…