MKRS-ja investon 15 projekte në Deçan

13 gusht 2020 | 12:51

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku bashkë me kabinetin u pritën në takim nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Dumoshi e Ramosaj kanë biseduar për projektet e përbashkëta mes MKRS-së dhe komunës, investimet që janë duke u zhvilluar dhe ato që janë në plan të realizohen këtë dhe vitin tjetër.

Bëhet fjalë për 15 projekte në të cilat ministria është duke investuar në Deçan, në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe të sportit, si shtëpi të kulturës, biblioteka, 6 restaurime të kullave, qendrën rinore, sallën sportive e fushat e poligonet sportive.

Ministrja Dumoshi tha se në takim me kryetarin kanë biseduar edhe për turizmin kulturor.

“Me kryetarin biseduam për turizmin kulturor. Kjo pjesë e ka një bukuri natyrore e cila gjithmonë është veçuar si atraksion dhe ku do të mund të investohet dhe ndërtohen pista skijimi me një gjatësi deri në 5 km”, tha mes tjerash ministrja, duke thënë se është një mundësi si për qeverinë por edhe investitorët e huaj të investojnë në këtë zonë me bukuri të mrekullueshme, ashtu që Kosova të bëhet pjesë e hartës së Botës për skijim për zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Ndërsa kryetari Ramosaj e falënderoi ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për prezencën e saj në Deçan.

Ai tha se projektet e përbashkëta të Komunës dhe ministrisë janë të dobishme dhe të rëndësisë së v “Janë investime të cilat kanë me e bërë Deçanin me u dok ndryshe”, deklaroi Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga u mbyll me Liverpool kampion, ndërkohë që janë…