MKRS-ja ndan çmimet për kinematografi

31 korrik 14:00

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi dhe Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.

Çmimi Vjetor për Kinematografi ndahet mes regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha ndërsa çmimi për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë iu nda poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortem.

Sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisorja Burbuqe Berisha dhe aktori Kushtrim Hoxha shpërblehen me vlerë monetare prej 1 250 eurosh, ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë i cili iu nda poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortem shpërblehet me vlerë financiare prej 5 000 eurosh.

Çmimet u shoqëruan edhe me nga një plaketë dhe nga një certifikatë të nënshkruara nga ministri.

Image preview

Ministri Gashi ka thënë se përkrahja e MKRS-së për artistët do të vazhdojë. “Besoj se kemi pasur një juri profesionale për të vlerësuar çmimet dhe kemi ardhur deri te ky moment, në këtë ceremoni, për të ndarë këto çmime dhe është një ditë shumë e rëndësishme sepse gjithë ato rezultate që kanë ndodhur në industrinë kosovare të filmit natyrisht që sot shpërblehen”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se për këto rezultate kanë rritur buxhetin për Qendrën Kinematografike. “Sot Ministria e Kulturës e ka një përkushtim më të madh për aktorët tanë kjo punë do të përkushtohet tashmë më shumë edhe në arenën botërore”, ka thënë ministri Gashi.

Image preview

Ndërkaq, regjisorja Burbuqe Berisha fituese e çmimit “Bekim Fehmiu” ka falënderuar ministrin Gashi për shpërblimet duke u shprehur se është privilegj të marrë këtë çmim.

“Jemi të lumtur që ka qenë filmi që ka pasur më së paku buxhet, por është kryer me kohë dhe ka qenë në disa festivale, ka qenë një film që është punuar me shumë përkushtim. Për mua Çmimi “Bekim Fehmiu” është një privilegj”, është shprehur Berisha.

Image preview

Ndërsa, djali i poetit Azem Shkreli duke marrë çmimin në emër të babait të tij tha se: “Jemi të nderuar që na e keni dhënë këtë çmim, të falënderoj ty dhe gjithë stafin për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike dhe besoj të vazhdoni me këtë punë të mirë edhe në të ardhmen”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është tërhequr shorti për edicionin e ri në IPKO…