MKRS-ja ndan çmimet për letërsi dhe për vepër jetësore

17 shkurt 2020 | 12:11

Sot, më 17 shkurt 2020, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi dh për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. Ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, duke filluar nga ora 13:00.

Juria profesionale e kësaj ministrie e cila ka bërë vlerësimin ka vendosur që çmimet t’u ndahen si vijon:

  1. Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet znj. Sabile Keçmezi – Basha;
  2. Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet z. Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe znj. Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;
  3. Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet z. Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe z. Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;
  4. Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet z. Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;
  5. Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet z. Isa Memishi për përkthimin e romanit “Guaska” të Mustafa Halifas; dhe
  6. Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet z. Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.

Siç dihet pos çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, që ka vlerën financiare 5 mijë euro, çmimet e tjera kanë vlerën monetare prej 2.500 eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ua  ka uruar të gjithë qytetarëve 12-vjetorin…