MKRS-ja nuk ndryshon mendim, futbolli dhe basketbolli mbesin në Kategorinë B

31 janar 2024 | 16:13

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar renditjen përfundimtare të 34 federatave të kategorizuara për këtë vit.

Përkundër se bëri bujë të madhe që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Basketbollit mbetën në Kategorinë B, MKRS-ja nuk ka ndryshuar mendim.

MKRS-ja ka publikuar renditjen përfundimtar të 34 federatave dhe FFK e FBK kanë mbetur në Kategorinë B, por edhe Federata e Boksit ka mbetur në këtë kategori.

Çuditërisht MKRS-ja nuk i ka dhënë asnjë pikë FFK-së për rezultatet në garat ndërkombëtare, derisa ka marrë tre pikë për organizimin e garave ndërkombëtare.

Në Kategorinë A janë Federata e Xhudos së Kosovës, Federata e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…