MMPH-ja dhe GIZ-i me projekt për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit dhe kënaçeve

22 janar 2019 | 15:11

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin, Arben Çitaku dhe këshilltarët politikë janë takuar të martën me sekretaren e parë të ambasadës gjermane në Kosovë, Anja Becky, udhëheqësen e projektit, Alexandra Linden dhe përfaqësues të tjerë të GIZ-it Gjerman.

Gjatë këtij takimi është prezantuar projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave, projekt ky i cili do realizohet nga MMPH, me përkrahjen GIZ-it gjerman.

Me këtë rast, ministri Matoshi ka ofruar mbështetjen për realizimin e këtij projekti i cili do të ndikojë në krijimin e një mjedisi të pastër.

Matoshi ka thënë se në këtë projekt do të përfshihet, kthimi i shisheve të plastikës, qelqit dhe kënaçet.

“Shishet e plastikes, qelqit dhe kënaçet së shpejti do të përfshihen në një sistem të kthimit të tyre, në mënyrë që të mbrohet mjedisi dhe të kemi riciklim të mbeturinave në vend”, ka deklaruar Matoshi.

Ai ka thënë se ndotja e mjedisit nga plastikat është një nder problemet që ka Kosova në fushën e mjedisit.

Ndërsa përfaqësuesit e ambasadës gjermane dhe GIZ-it kanë ofruar mbështetje për MMPH-në në realizimin e projekteve që janë parapara për mjedisin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë…