MMPH-ja me projekt 170 mijë euro për komunën e Shtimes

13 shtator 2018 | 14:09

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë-Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc”, në vlerë prej 170 mijë euro, financuar nga MMPH-ja.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ministri Matoshi ka thënë se përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë është njëra nga detyrat dhe prioritetet e MMPH-së.

“Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc, është një projekt mjaft i rëndësishëm për Shtimen, qytetaret e saj dhe mjedisin në përgjithësi, i cili do të ndikojë në ruajtjen e biodiversitetit”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka falënderuar ministrin Matoshi për këtë projekt, ndërsa ka theksuar se e rëndësishme për komunën që ai drejton është edhe çështja e ujëmbledhësve.

“Me ushtruesin e detyrës së ministrit Matoshi biseduam edhe për mundësinë e ujëmbledhëseve në komunën e Shtimes. Është një mundësi e mirë që Kosova të ketë edhe një pikë referimi për ujëmbledhës”, ka thënë Ismajli.

Matoshi dhe Ismajli kanë diskutuar edhe për përgatitjet për aksionin “Ta pastrojmë Kosovës”, i cili fillon më 15 shtator.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Loret Sadiku nuk mund të luajë për ndonjë kombëtare…