“MobileZone” ofron bursë për një student nga Drenasi

13 qershor 2019 | 17:17

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me pronarin e kompanisë “MobileZone”, Abdullah Zenelin, për të ndihmuar një studentë të kësaj komune me bursë për vitin akademik të studimeve 2018-2019.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Abdullah Zenelin për këtë ndihmë që ka ofruar për të përkrahur studentët e Komunës së Drenasit dhe ka vlerësuar se përmes kësaj ndihme do të lehtësohet sadopak barra familjare për studentët.

Kompania “MobileZone” me pronarë Abdullah Zeneli, do të ndajë bursën për studentin nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur më 5 tetor 2018. Nga lista pritëse e përfituesve të bursave, kanë mbetur edhe 13 studentë pa marrë bursën, ndërsa së shpejti do të njoftohen studentët përfitues për përkrahjen nga donatorët tjerë. Komuna e Drenasit nga buxheti ka ndarë 140 bursa për studentët e nivelit bachelor dhe 20 për nivelin master, ndërsa pjesa tjetër përmes donatorëve. Gjithsej përfitues të bursave janë 227 studentë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania gjykon se negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për…