Mocioni për rrëzimin e Qeverisë nuk është prioritet në këtë fazë

18 prill 08:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë me dije se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nuk është përjashtuar, por as nuk është prioritet në këtë fazë.

Ai ka thënë se arritja e një marrëveshje politike në mes të gjitha partive politike është rruga më e mirë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe institucionale.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka treguar se kjo marrëveshje synon harmonizimin e një liste me prioritete të punës si dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka folur edhe për procesin zgjedhor në LDK, duke bërë me dije se do të jenë dy kandidatë për kryetar partie.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar se…