Moda e re e veshjeve/ Xhinse Anti-Covid, “Made in Albania”

24 qershor 2020 | 13:50

COVID-19 nuk ka rimodeluar vetëm psikologjinë e blerjeve te konsumatorët por edhe kërkesat e kompanive për veshjet që ofrojnë në dyqanet e tyre. Krienko Memo, administrator i “Krienko Jeans”, që prej vitesh bashkëpunon me marka ndërkombëtare për të prodhuar për llogari të tyre veshje me gamë të gjerë nga xhinset te bluzat e këmishët, shprehet se së fundi i janë kërkuar të aplikojë standarde të reja.

“Ne kemi filluar të prodhojmë xhinse me disa solucione që rezistojnë 50 larje shtëpie me detergjentë të fuqishëm, që kanë të përfshirë edhe pjesën kundër koronavirusit. Janë xhinse që po i prodhojmë këtu, por edhe ato që janë porositur nga jashtë. Kjo është një kërkesë e tyre që të jenë të certifikuara edhe ndaj lagështirës, domethënë që të mos depërtojë dhe të prekë trupin, por të qëndrojë si bulëz mbi veshjen. Kriteri që po flasim është kërkuar për xhinset, bluzat, këmishët. Në përgjithësi për veshjet. Koronavirusi po ndryshon mënyrën sesi ne po prodhojmë” – tregon Memo.

Ai thotë se ky vit është i vështirë për të gjithë sektorin fason dhe më të vegjlit do ta kenë të vështirë mbijetesën dhe se porositë nga partnerët ndërkombëtarë pritet të jenë në tkurrje. Se cili skenar do të materializohet lidhur me këtë tkurrje, ai shprehet se nuk mund të ketë saktësi, por në rastin më optimist pritet një ulje me 30%.

Markat ndërkombëtare do të shohin ecurinë e shitjeve në dyqanet e tyre deri në shtator, kohë që do të shërbejë si test për të vendosur lidhur me porositë e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më datat 5 dhe 12 korrik, në pistën e Zeltweg,…