Modelja e famshme nuk ka komplekse, zbulon publikisht ndërhyrjen në fytyrë

15 shtator 2021 | 15:42

Modelja e famshme, Chrissy Teigen, nuk e pati aspak problem që të tregonte para gjithë ndjekësve të saj, që i është nënshtruar një procedure kirurgjike kozmetike.

Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” një video ku tregon se kishte kryer një ndërhyrje në faqet e saj. Chrissy rrëfen se ka hequr yndyrë prej tyre.

Modelja u shpreh se nuk ishte kishte aspak turp të tregonte publikisht se kishte kryer një ndërhyrje. Kjo nuk është hera e parë që modelja e famshme rrëfen ndërhyrjet para të gjithëve.

Edhe në vitin 2017, Teigen ndau me fansat e saj të shumtë eksperiencën e saj me liposuksion në sqetull për të kontrolluar djersitjen e saj. Ndërsa në fillimet e karrierës, ajo kishte bërë rritje gjoksi. Vetëm në qershor të vitit të kaluar, ajo vendosi që të hiqte impiantet.

Modelja e famshme nuk ka komplekse, zbulon publikisht ndërhyrjen nëModelja e famshme nuk ka komplekse, zbulon publikisht ndërhyrjen nëModelja e famshme nuk ka komplekse, zbulon publikisht ndërhyrjen në

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 shtator në Shkup do të zhvillohet mbledhja e…