Modelja e njohur refuzon këngëtarin e One Direction

26 maj 2020 | 14:33

Modelja e njohur Arabella Chi përmes një interviste të dhënë për “Daily Mail” është shprehur se ka refuzuar këngëtarin Niall Horan.

Sipas saj, Niall i dërgoi mesazhe flirtuese, ku i kërkonte që të dilnin së bashku, por modelja nuk e pranoi këtë gjë.

Arsyeja ishte gjatësia e këngëtarit, sepse Arabella mendon se ai është tepër i shkurtër për të.

Më tej gjatë intervistës, Arabella u shpreh se Niall u tregua mjaft i sjellshëm me të, por gjithsesi ajo mendon se ai nuk është personi i duhur për të.
“Ai është më i shkurtër se mua, s’do ta pranoja kurrë një gjë të tillë. Unë nuk eci dot me idenë se duhet t’i kthej përgjigje, vetëm sepse ai është Niall Horan nga One Direction”.

Më tej, modelja e famshme zbuloi se ka marrë shumë mesazhe nga personazhe të njohur, por që preferon mos t’i bëjë publik emrat e tyre. /tvklan.al/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese nuk ka edhe shumë kohë që ta shpallë…