Modelja gjermane flet për lidhjen e me Brad Pitt

18 shtator 12:11

Disa javë më parë mediat rozë publikuan lajmin se aktori i famshëm Brad Pitt ka nisur një lidhje të re me një modele gjermane, së fundmi kjo e fundit ka vendosur që të flasë.

Sipas asaj që raporton Cosmopolitan Nicole Poturlaski, nëpërmjet fotove të fundit ka deklaruar për fansat se ndihet shumë e lumtur.

“Njerëzit që janë të lumtur nuk urrejnë”, shkruan Nicole në një foto. Kjo gjë ka bërë që shumë prej ndjekësve të komentonin. Disa prej tyre kanë shkruar se ajo po e mban Pitt larg fëmijëve të tij ndërsa të tjerë e pyetur se pse e urren Angelina Jolie.

Nicole ka zgjedhur që t’ju përgjigjet akuzave dhe është shprehur se ndihet shumë e lumtur pavarësisht rrethanave në të cilën ndodhet aktori dhe se nuk urren askënd e aq më pak nënën e fëmijëve të Brad.

Pavarësisht se asnjëri prej të dyve ende s’e ka konfirmuar, fansat mendojnë se lidhja e tyre nuk është më private. Një muaj më parë Pitt u pa në aeroportin e Parisit nën shoqërinë e Nicole. Të dy po i drejtoheshin jugut të Francës në rezidencën luksoze që ka Brad.

Së fundmi divorci mes Brad dhe Jolie është shtyrë për një periudhë të pacaktuar për shkak se kjo e fundit kërkon që ndarja të mos ndikojë tek fëmijët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të kthyerit nga vende të tilla si Shqipëria ose Spanja,…