Modelja seksi tha se e ka puthur, reagon Getinjo: Karamele mos…

08 shkurt 2021 | 16:01

Modelja seksi tha se e ka puthur, reagon Getinjo: Karamele mos...

Modelja seksi, Klaudia Kalia, ka lënë të gjithë fansat pa fjalë me deklaratën që bëri në lidhje me reperin e njohur, Getinjo.

Teksa ka provuar trendin më të fundit në “Instagram”, lojën me pyteje “e kam bërë apo nuk e kam bërë”, ajo tregoi një detaj me Getinjon.

Një ndjekës kurioz e ka pyetur modelen nëse e ka puthur ndonjëherë reperi, ndërsa Klaudia mori vëmendjen e të gjithëve me përgjigjen: “E kam bërë”.

Modelja seksi tha se e ka puthur, reagon Getinjo: Karamele mos...

Modelja sqaroi gjithashtu se e ka puthur Getinjon vetëm në faqe, por kush e beson? Vetë reperi e ripostoi deklaratën e Klaudias në “Instastory”-n e tij, duke shkruar: “Karramel mos um bon della”.

Nga ana tjetër të gjithë janë kuriozë të dinë nëse ka vërtetë diçka më shumë mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që Getinjo përflitet për lidhje me vajza të njohura.

Disa javë më parë u dyshua se ai kishte nisur një marrëdhënie dashurie me një bukuroshe brune të quajtur Rina, por reperi është shprehur se janë vetëm miq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Urimet e presidentit të ShBA-së, Joseph Biden dërguar presidentit të…