
Modelja shqiptare martohet me futbollistin turk
05 korrik 2022
| 16:45
Heidi Lushtaku ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares turke, Merih Demiral.
Lajmin e ka bërë të ditur vet modelja e njohur shqiptare duke vendosur edhe mbiemrin e futbollistit në rrjete sociale.
Në bion e saj në Instagram, ajo ka shënuar “nënë&e martuar”.
Nuk dihet nëse çifti kanë bërë ndonjë ceremoni, apo vetëm janë kurorëzuar.
Dyshja janë bërë prindër të një djali para 3 muajsh. Për lindjen e djalit, çifti kishin njoftuar një muaj më pas.
Merih Demiral luan për Atalantën dhe Kombëtaren e Turqisë.