Kurti takohet në Greqi me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor

05 korrik 2022 | 16:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Takimi ka ndodhur në margjina të pjesëmarrjes në tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike “The Economist”.

Tema kyçe e takimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka njoftuar emisarin britanik për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Njoftimi i plotë nga zyra e kryeministrit:

Në margjina të pjesëmarrjes në tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike “The Economist”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit.

Kryeministri Kurti e njoftoi emisarin për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut.

U  bisedua lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme.

Kryeministri Kurti dhe emisari Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është bërë me agjencinë Anti-Doping e cila do të…