Ministri Çeku për agjencinë Anti-Doping: Do ta sigurojë integritetin sportiv

05 korrik 2022 | 16:37

Kosova është bërë me agjencinë Anti-Doping e cila do të përkujdeset për rregullimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve pa përfshirjen e substancave jo të ligjshme.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë me këtë rast se kjo agjenci do të sigurojë integritetin sportiv dhe se me këtë është përmbushur një standard i rëndësishëm ndërkombëtar në sport.

“Po e përmbushim edhe një standard të rëndësishëm ndërkombëtar në sport, Kosova po bëhet me agjencinë Anti-Doping Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës kemi miratuar projektligjin që rregullon anti-dopingun në sport. Ky projektligj parasheh rregullimin e organizimit, administrimit dhe funksionimit të sektorit anti-doping, përmes themelimit të agjencisë Anti-Doping të Republikës së Kosovës. Me themelimin e këtij institucioni jetik për të siguruar integritetin sportiv, funksioni anti-doping, nga një komision me kapacitete të kufizuara në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, ngritët në nivel të agjencisë shtetërore. Zotimi ynë për të zhvilluar sportin si sektor me integritet të lartë po përmbushet dita ditës”, ka shkruar Hajrulla Çeku në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare dhe drejtuesit e Manchester United i kanë…