Modeluesja Carol Dias: Dua të martohem çdo pesë vjet me Kakanë

21 nëntor 2019 | 11:08

Kaka dhe modeluesja Carol Dias u martuan të dielën, më 17 nëntor, në një ceremoni private. Çifti ka festuar me prindërit dhe me miqtë më të afërt.

Më 30 nëntor, në Bahia, do të zhvillohet një ceremoni më e gjerë, ku do të jenë të pranishëm një numër shumë më i madh të ftuarish.

Carol është shprehur së fundmi se dëshiron të martohet çdo pesë vjet. “Është shumë bukur të martohesh, djema. Është një punë si në ferr, por shumë dëfryese. Dua të martohem çdo pesë vjet me Kakanë”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaka dhe modeluesja Carol Dias u martuan të dielën, më…