
Moderatorja e “RTK”-së mbyll edicionin e lajmeve në nderim të viktimave në masakrën e Reçakut
15 janar 2021
| 22:01
Qendra e Gjenocidit në Kosovë “Plagë e Hapur”, me rastin e 22-vjetorit të masakrës së Reçakut, ka ftuar të gjithë shqiptarët që sonte prej orës 20:00 të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi.
Me këtë rast edhe mediumi publik, në shenjë solidariteti, ka ndezur një qiri menjëherë pas përfundimit të edicionit të lajmeve.
Në linkun poshtë shihet moderatorja e “RTK”-së, Alketa Gashi-Fazliu, duke ndezur një qiri në shenjë solidariteti për viktimat e masakrës së Reçakut.
https://www.facebook.com/110299813858/posts/10158778508158859/