
Modric arrin në Milano: Jam mjaft i lumtur, pres sfida të mëdha me Milanin
Luka Modric ka zbarkuar më në fund në Milano.
Legjenda kroate ka zbarkuar tashmë në aeroportin e Malpensas, ndërsa është nisur drejt vizitave mjekësore, për t’u bërë më pas edhe zyrtarisht lojtar i ri i “Rossoneri”, shkruan “Gazeta Express”.
Derisa ishte duke dalë nga aeroporti, futbollisti i deridjeshëm i Real Madridit është ndalur nga mediat, për të cilat ka folur shkurt në gjuhën kroate.
“Jam mjaft i lumtur. Pres sfida të mëdha me Milanin dhe do të ketë kohë të flas për gjithçka”, u shpreh shkurt 39 vjeçari.
Modric e mori rrugën drejt klinikës “La Madonnina” në Milano për t’i kryer vizitat mjekësore.
Ndërsa më pas do të përfundojë në Casa Milan për ta nënshkruar kontratën njëvjeçare që do ta lidhë atë me Kuqezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2026.
Në mbrëmje ai do të niset drejt Kroacisë ku do t’i kalojë atje pushimet para, por paraprakisht do të përfundojë në qendrën sportive Milanello për ta përshëndetur trajnerin Massimiliano Allegri dhe bashkëlojtarët e rinj.
Ish-futbollisti i Tottenhamit do t’i bashkohet ekipit të ri në përgatitje në fillim të muajit gusht.