Modriqi, fitues i ‘Topit të Artë’

03 dhjetor 2018 | 22:22

Kapiteni i Kombëtares së Kroacisë dhe mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2018.

Mesfushori kroat arriti që të fitoi këtë çmim pas një dominimi absolut nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Modriqi e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë.

Modriqi u votua më 753 pikë, Ronaldo më 476 pikë, kurse Griezmann doli i treti më 414 pikë dhe i katërti Mbappe më 347 pikë.

Në top dhjetëshe ishin edhe Leo Messi, Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Harry Kane.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka përfunduar në vendin e pestë në garën…