Moisiu: Fjalimi i Ramës në KiE, mbrojti dinjitetin e shqiptarëve

28 tetor 23:31

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg, ishte me vlerë dhe duhet të bënte bashkë të gjithë shqiptarët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Moisiu u shpreh se e ka mbështetur fjalimin e kryeministrit, pavarësisht kritikave, pasi mbronte dinjitetin e shqiptarëve përballë një poshtërsie që u është bërë, siç është akuza për trafik organesh.

“Është për të ardhur keq, e kuptoj që duhet kritikuar qeveria, por nuk duhen ngatërruar gjërat. Ka gjëra që duhen kritikuar, ka gjëra për të cilat duhet të jemi të gjithë bashkë. Kjo është poshtërsi që i bëhet popullit shqiptar, ka gjëra për të cilat duhet të bëhemi bashkë. Duhet të ishim dakord me të, se ai mbronte dinjitetin e vendit tonë”, tha Moisiu.

Moisiu u shpreh se “shqiptarët duhet ta mbrojnë dinjitetin e tyre, duhet ta kërkojnë edhe nëse u mohohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori Eduart Grishaj ka qenë së fundmi i ftuar në…